Microsoft do të largojë nga puna 10 mijë punëtorë deri në fund të marsit
Ndërsa kompanitë janë duke u përgatitur për një rënie ekonomike, një shenjë tjetër ka ardhur për pushime nga puna në sektorin e teknologjisë në ShBA.
Kompania Microsoft ka njoftuar se deri në fund të muajit mars do të shkurtojë 10,000 vende pune, duke bërë të ditur se pushimet nga puna do të rezultojnë në një tarifë prej 1.2 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë të vitit fiskal.
Njoftimi i ri vjen pas disa reduktimeve të bëra bitin e kaluar. Në muajin korrik Microsoft njoftoi edhe për një numër të vogël rolesh që ishin eliminuar, ndërkohë në muajin tetor faqja e lajmeve Axios, raportoi se kompania kishte pushuar më pak se 1,000 punonjës në disa divizione.
Javët e fundit pushime nga puna kanë njoftuar edhe qindra firma të tjera teknologjike, duke përfshirë disa nga emrat më të mëdhenj të sektorit si Amazon dhe Meta.
Ashtu si kompanitë e tjera të teknologjisë, biznesi i Microsoft-it lulëzoi gjatë pandemisë, i nxitur nga rritja e punës në distancë dhe aktiviteteve të tjera në internet.
