Medvedevi kërcënon se Rusia do të përdorte e para armë bërthamore në rast agresioni nga armiku - NACIONALE

Medvedevi kërcënon se Rusia do të përdorte e para armë bërthamore në rast agresioni nga armiku

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ish-presidenti Dmitry Medvedev, tha të martën se Moska mund t’i përdorë e para armët bërthamore në rast të ndonjë agresioni kundër saj ose kundër aleatëve të saj.

Kundërshtarët nuk duhet ta nënvlerësojnë vendosmërinë e Rusisë, tha Medvedevi, i cili shërbeu si president i vendit në periudhën 2008 – 2012, raporton agjencia “Anadolu”.

Ai e dha këtë deklaratë në një platformë për diskutime të hapura mes të rinjve dhe përfaqësuesve qeveritarë.

Kur u pyet për ndryshimet klimatike, Medvedevi u përgjigj: “A mërziteni vërtet për klimën deri në këtë shkallë? Sipas mendimit tim, kjo nuk është asgjë në krahasim me mundësinë e të qenit në epiqendrën e një shpërthimi me temperaturë 5 mijë Kelvin. A ekziston një mundësi e tillë sot? Po dhe po rritet përditë për arsye të mirënjohura.”

Sipas tij, bota moderne është e sëmurë dhe se një luftë e re botërore është e mundshme, por ajo ende mund të shmanget.

Lajme të ngjashme