Medvedev: Me goxha gjasë, bota është buzë një lufte të re botërore - NACIONALE

Medvedev: Me goxha gjasë, bota është buzë një lufte të re botërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Rusisë dhe aleati i presidentit Putin, Dmitry Medvedev, tha të martën se bota ndoshta është buzë një lufte të re botërore dhe se rreziku për ballafaqim bërthamor është duke u rritur.

“Bota është e sëmurë dhe, me goxha gjasë, buzë një lufte të re botërore”- tha Medvedevi, që tani e ushtron detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë në Rusi. Ai e dha këtë deklaratë në një konferencë në Moskë, raporton agjencia “Reuters”.

Ai tha se lufta e re botërore nuk është e pashmangshme, por se rreziku për ballafaqim bërthamor është duke u rritur dhe është më serioz se shqetësimet për ndryshimet klimatike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bota ballafaqohet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e paraqet luftën në Ukrainë si betejë për ekzistencë me Perëndimin agresiv e arrogant dhe ka thënë se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion për ta mbrojtur veten nga cilido agresor.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e cilësuar si grabitje imperialiste të territorit.

Ukraina është zotuar se do të luftojë derisa të gjithë ushtarët rusë të tërhiqen nga territori i saj dhe thotë se retorika ruse për luftë bërthamore e ka për qëllim frikësimin e Perëndimit për t’i pakësuar ndihmat ushtarake për Kievin.

Lajme të ngjashme