Medvedev për Ukrainën: Do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të - NACIONALE

Medvedev për Ukrainën: Do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një deklaratë në rrjetin social rus VK, ka thënë se Evropa nuk ka nevojë për Ukrainën sepse ajo tashmë po përjeton "një ferr financiar dhe politik" të provokuar nga mbështetja e saj për Kievin.

Në deklaratën e tij të shpërndarë më pas nga agjencia ruse e lajmeve Tass, Medvedev thotë se fluksi i refugjatëve ukrainas, rritja e inflacionit, faturat "kolosale" për ngrohje dhe energji elektrike, vuajtja e biznesit evropian dhe sanksionet joprofitabile ruse kanë sjellë pakënaqësi si në Evropën Perëndimore ashtu edhe në atë Lindore.

Ndër të tjera Medvedev gjithashtu ka thënë se Polonia periodikisht "heton idenë" e aneksimit të rajoneve perëndimore të Ukrainës, nxjerr informacionin përkatës në media dhe analizon një mundësi të tillë.

Publikimi i nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse titullohet "Pse do të zhduket Ukraina? Sepse askush nuk ka nevojë për të". Postimi i tij ndahet në gjashtë pika në të cilat Medvedev argumenton pse Ukraina nuk është e nevojshme, përkatësisht nga Evropa, ShBA, Afrika dhe Amerika Latine, Azia, si dhe Rusia dhe, së fundi, vetë qytetarët ukrainas.

“ShBA gjithashtu nuk ka nevojë për Ukrainën”, ka thënë ai, duke shtuar se ndërsa disa politikanë amerikanë përdorin Ukrainën për të "bërë publicitet" mbi këtë çështje, amerikanët e zakonshëm nuk e kuptojnë pse qeveria e tyre është e zënë me Ukrainën dhe dërgojnë shumë para në Kiev në vend që të merren me problemet e veta.

Më tej, në postimin e tij Medvedev këmbëngul se as Afrika dhe Amerika Latine nuk kanë nevojë për Ukrainën, sepse kanë problemet e tyre dhe nuk e kuptojnë pse Ukraina i merr të gjitha paratë që mund të përdoren për "rimbursimin" e së kaluarës koloniale.

Duke kaluar të Azia, Medvedev pohon se nuk ka nevojë për Ukrainën, sepse ajo sheh në rastin e Rusisë se si përdoren revolucionet me ngjyra për të eliminuar shtetet konkurrente dhe e kupton se me çfarë do të përballet "në rast mosbindjeje".

"Përveç kësaj, vende të tilla gjigante si India, Kina dhe vende të tjera të rajonit Azi-Paqësor kanë mjaft probleme me rimëkëmbjen ekonomike pas përfundimit të pandemisë COVID-19,"- është shprehur ai.

Duke theksuar se Moska nuk ka nevojë për "pjesë të Rusisë të emërtuara si Ukraina në 1991", por përkundrazi ka nevojë për "Rusinë e Madhe të Madhe", Medvedev më tej ka shtuar se as vetë qytetarët ukrainas nuk kanë nevojë për Ukrainën, duke nënvizuar se vetëm 20 milionë nga 45 milionë banorë kanë qëndruar në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër janë larguar ose duan të largohen në mënyrë që të mund të jetojnë të qetë.

"Një Ukrainë e tillë nuk i nevojitet askujt në planet. Prandaj nuk do të ekzistojë,"- ka thënë më tej Medvedev.

Ai, gjithashtu e quajti shtetin aktual të Ukrainës "një keqkuptim të krijuar nga rënia e BRSS".

Lajme të ngjashme