Mediat amerikane përballen me refuzimin e vizave ruse për shkak të kufizimeve të SHBA-së - NACIONALE

Mediat amerikane përballen me refuzimin e vizave ruse për shkak të kufizimeve të SHBA-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur mediat amerikane të lajmeve në një takim të hënën për të paralajmëruar se akreditimet dhe vizat e tyre mund të tërhiqen nëse Shtetet e Bashkuara nuk shfuqizojnë masat që kufizojnë gazetarët rusë në SHBA.

Paralajmërimi nga zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova vjen mes tensioneve të larta me Perëndimin për atë që Rusia e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë, ku forcat ruse kanë marrë territor të konsiderueshëm.

Kujtojmë se, SHBA ka hequr nga operatorët kabllorë dhe satelitorë kanalin televiziv RT të financuar nga Kremlini, ndërsa edhe shumë satcione televizive shtetërore ruse janë vënë në shënjestër të SHBA-së, dhe YouTube ka bllokuar shumë kanale zyrtare ruse, duke përshirë njoftimet javore të zëdhënëses Zakharova.

Zakharova gjithashtu tha se gazetarëve rusë u është mohuar viza amerikane ose zgjatja e tyre dhe se disa janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nëpër aeroporte.

“Pse ne duhet të durojmë gjithë këtë? Nëse ata duan të shkatërrojnë hapësirën tonë mediatike, atëherë ne do ta shkatërrojmë atë së bashku”, tha ajo. “E shihni, është si të presësh bishtin e një qeni pjesë-pjesë. Le ta ndërpresim menjëherë dhe të mos vuajmë.”

“Nëse gazetarëve tanë nuk u rikthehen të drejtat e tyre dhe mediave tona ruse nuk u rikthehen të drejtat e tyre, të njëjtat masa do të ndikojnë tek ju”, tha Zakharova.

“Kur nuk merrni viza, kur nuk keni akreditim… ju lutem, mos thoni se nuk ju paralajmëruam”, u tha ajo përfaqësuesve të Associated Press dhe mediave të tjera amerikane.

Kujtojmë edhe se, shumë organizata të huaja të lajmeve pezulluan ose kufizuan operacionet e tyre në Rusi pas miratimit të një ligji që kërkonte deri në 15 vjet burg për raportet që shihen si diskreditim të ushtrisë ruse.

Lajme të ngjashme