Më shumë se një milion ukrainas janë dërguar në Rusi në dy muajt e fundit - NACIONALE

Më shumë se një milion ukrainas janë dërguar në Rusi në dy muajt e fundit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Më shumë se një milion njerëz, duke përfshirë gati 200,000 fëmijë, janë dërguar nga Ukraina në Rusi gjatë dy muajve të fundit, kanë pohuar zyrtarët në Moskë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, kjo shifër përfshinte 11,550 persona të zhvendosur nga Ukraina në Rusi në 24 orët e fundit, "pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase".

Sipas raportit agjencia tha se civilët janë evakuuar nga "rajonet e rrezikshme" të Donetsk, Lugansk dhe pjesë të tjera të Ukrainës.

Raporti për këto shifra vjen pasi rreth 100 civilë u evakuuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të hënën, me shumë të tjerëqë vazhdojnë te jenë ende të bllokua në fabrikën e çelikut Azovstal.

OKB-ja kishte negociuar me sukses kalimin e sigurt për disa civilë nga fabrika, bastioni i fundit i rezistencës kundër sulmit rus. Megjithatë, sipas raportimeve të së hënës, forcat ruse rifilluan granatimet pas largimit të disa të evakuuarve.

Ukraina tani shpreson se një kolonë e të evakuuarve nga rrënojat e fabrikës së çelikut do të arrijë në qytetin e kontrolluar nga ukrainasit të Zaporizhzhia-s të marten vonë.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko tha se më shumë se 200 civilë ishin ende në fabrikën e çelikut ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të qytetit. Ndërsa ka njoftuar, se një total prej rreth 100,000 civilësh vazhdojnë të jenë në qytetin port.

Lajme të ngjashme