Mbretëresha Elizabeth delegon hapjen e Parlamentit për herë të parë në dekada - NACIONALE

Mbretëresha Elizabeth delegon hapjen e Parlamentit për herë të parë në dekada

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbretëresha Elizabeth II i delegoi një nga detyrat e saj më të rëndësishme publike Princit Charles të martën, duke nënvizuar rolin gjithnjë e më qendror që trashëgimtari i kurorës po merr ndërsa nëna e tij përgatitet për të festuar 70 vjetorin në fron.

Associated Press shkruan se, Charles kryesoi hapjen shtetërore të parlamentit dhe mbajti fjalimin e Mbretëreshës duke paraqitur programin legjislativ të qeverisë. Ngjarja është një simbol i rolit kushtetues të monarkut si kreu i shtetit dhe shoqërohet nga tradita shekullore e krijuar për të demonstruar forcën e institucioneve politike të Britanisë.

Vendimi i mbretëreshës për t'ia deleguar rolin e saj Charles ka të ngjarë të shihet nga publiku si provë se një tranzicion është duke u zhvilluar, me monarken 96-vjeçare që mbetet në fron, por duke i kaluar më shumë përgjegjësi djalit të saj të madh.

Koreografia e ditës vuri në pah një mbretëreshë që mungonte dhe megjithatë ishte ende e pranishme. Froni i saj ishte hequr, por në vend të tij, Kurora e Shtetit Perandorak ishte e mbështetur në një jastëk, ndërsa Charles ishte i veshur me uniformën e një admirali të flotës.

Ai shoqërohej nga gruaja e tij, Dukesha e Cornwall-it dhe djali i tij, Princi William.

ÇFARË ËSHTË FJALIMI I MBRETËRESHËS?

Fjalimi mbahet gjatë hapjes formale të çdo seance të Kuvendit dhe parashtron programin legjislativ të qeverisë.

Shkruhet nga qeveria e zgjedhur, aktualisht e udhëhequr nga kryeministri Boris Johnson, dhe lexohet në një takim të përbashkët të Dhomës së Lordëve dhe Dhomës së Komunave.

Monarku mbërrin tradicionalisht për ngjarjen me një karrocë me kuaj, ulet në Fronin e Sovranit në Dhomën e Lordëve dhe mban kurorën e Shtetit Perandorak.

Por Charles, 73 vjeç, mbërriti me makinë dhe nuk u ul në fronin e sovranit, i cili ishte hequr, por në fronin e partnerit, që më parë ishte përdorur nga babai i tij i ndjerë, Princi Philip.

Në vendin ku zakonisht vendoset froni i mbretëreshës, ishte vendosurr kurora e shtetit perandorak në një jastëk prej kadifeje.

PSE ELIZABETH VENDOSI TË ANASHKALOJË FJALIMIN?

Buckingham Palace nuk dha detaje mbi ato që i quajti "probleme episodike të lëvizshmërisë", por mbretëresha ka pasur vështirësi të lëvizë në muajt e fundit. Ajo është parë duke përdorur një bastun në disa raste dhe Princi Andreë muajin e kaluar e shoqëroi atë në Ëestminster Abbey për shërbimin përkujtimor për Princin Philip.

Ngjarja përfshin më shumë sesa thjesht leximin e fjalimit. Ka një shëtitje të gjatë deri në Dhomën e Lordëve, shkallët për në fron dhe nevoja për t'u ngjitur dhe dalë nga karroca. Të gjitha këto pengesa mund të ofrojnë sfida për sovranin.

A KA MUNGUAR NDONJËHERË MË PARË MBRETËRESHA NË FJALIMET E SAJ?

Po. Në vitin 1959, kur ajo ishte në fazat e vona të shtatzënisë me Princin Andreë, dhe përsëri në 1963 para lindjes së Princit Eduard.

Në të dyja këto raste, Parlamenti u hap nga një komision mbretëror, me fjalimin e mbajtur nga anëtari kryesues.

PRA, ÇFARË ËSHTË NDRYSHE KËTË HERË?

Këtë vit mbretëresha i kërkoi zyrtarisht Princit Charles të mbante fjalimin sipas rregullave që e lejojnë atë të delegojë disa nga detyrat e saj tek anëtarët e lartë të familjes mbretërore, të cilët konsiderohen "këshilltarë të shtetit". Këshilltarët e shtetit duhet të veprojnë në çifte, kështu që Charles shoqërohej nga djali i tij i madh, Princi Ëilliam.

Ndërsa, për shkak se detyrat i ishin deleguar Charles, kishte më pak ndërprerje të aspekteve ceremoniale të ditës.

Lajme të ngjashme