Mbi 7,200 pasgoditje të regjistruara në Turqi që nga tërmeti i 6 shkurtit - NACIONALE

Mbi 7,200 pasgoditje të regjistruara në Turqi që nga tërmeti i 6 shkurtit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 dhe pasgoditja me intensitet 5.8 që goditi provincën jugore të Hatay të Turqisë në fillim të kësaj jave, ka rritur numrin e vdekjeve nga fatkeqësia e 6 shkurtit në 42,310.

Është bërë e ditur se AFAD ka regjistruar gjithashtu më shumë se 7,200 pasgoditje gjatë dy javëve të fundit, me disa të regjistruara me magnitudë mbi 5.0 ballë që janë ndjerë edhe në 11 provincat juglindore të Turqisë të goditura nga tërmeti, si dhe në vendet fqinje si Siria dhe Libani.

Nga tërmeti i fundit i së hënës, janë raportuar gjashtë viktima të tjera dhe 562 të lënduar. Për të vdekur dhe lënduar ka pasur raportime edhe nga Siria.

Në total, numri i viktimave nga të dyja vendet ka kaluar 48,000.

Lajme të ngjashme