Masa sigurie në varrezën e Shën Petersburgut, spekulime për varrimin e Prigozhinit - NACIONALE

Masa sigurie në varrezën e Shën Petersburgut, spekulime për varrimin e Prigozhinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Varreza “Serafimovskoye” në Shën Petersburg të Rusisë është duke u ruajtur nga policia ruse, ndërsa autoritetet kanë mbyllur rrugë përreth asaj zone.

Shtimi i masave të sigurisë vjen në kohën e spekulimeve në kanalet e rrjetit “Telegram” se ish-shefi i grupit të mercenarëve, “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, mund të varroset në atë vend, që zakonisht rezervohet për varrime ushtarake, raporton televizioni CNN.

Burimet zyrtare nuk i kanë konfirmuar datën ose vendin e funeralit të Prigozhinit e as nuk kanë treguar nëse presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon që të marrë pjesë në varrim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se ai nuk ishte i vetëdijshëm për kohën dhe hollësitë e funeralit, duke thenskuar se vendimet për ceremoninë do të merren në konsultime me familjen e Prigozhinit.

Të dielën, zyrtarët rusë konfirmuan se Prigozhini ishte në mesin e dhjetë personave të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani afër Moskës të mërkurën, dy muaj pasi ish-shefi i grupit famëkeq kishte udhëhequr një kryengritje të dështuar kundër Moskës.

Komiteti Hetues i Rusisë e vërtetoi vdekjen e Prigozhinit pas kryerjes së testeve gjenetike. Ky institucion konfirmoi se mbetjet e të gjithë dhjetë pasagjerëve që ishin në aeroplan janë gjetur në mbetje pas rrëzimit.

Lajme të ngjashme