Macroni thotë se sheh shenja të krimeve të luftës gjatë vizitës në Irpin të Ukrainës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se masakra dhe krime lufte janë kryer në qytezën ukrainase, Irpin, të cilin ai dhe udhëheqësit e tjerë evropianë e vizituan para takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Është një qytet heroik, i shënuar me shenjat e barbarizmit”, citohet të ketë thënë presidenti francez.

Kur ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Rumanisë arritën në Kiev, atje u dëgjuan sirenat e alarmit, sepse Rusia i vazhdoi sulmet në pjesë të ndryshme të Ukrainës.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri italian, Mario Draghi, kanë dalë në terren në Ukrainë dhe e kanë vizituar qytezën Irpin, që ishte pushtuar në fillim të luftës nga rusët.

Udhëheqësit e tri ekonomive kryesore të BE-së po informohen nga zyrtarët ukrainas për atë që ka ndodhur në Irpin dhe për punën që po bëhet për t’u kthyer në gjendje normale.