Macron vazhdon të mos e përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ‘të gjitha opsionet’ në Ukrainë janë të mundshme. Macron me këtë, aludon edhe në mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar perëndimin se ‘nuk po shihen shenja të dobësimit të Rusisë’ derisa ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ‘dërgimi i trupave në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet si opsion’.
Presidenti francez tha se në këtë situatë, ‘sidoqoftë nuk është e nevojshme të ndodhë kjo”.
Në një intervistë për televizionin kombëtar francez TF1, Macron u pyet edhe një herë rreth qëndrimit të tij, që ngjalli shumë reagime muajin e kaluar.
Komenetet e tij, morën replika nga liderët evropianë, të cilët thanë se ‘aktualisht nuk ka plane të tilla’ (si dërgimi i trupave në Ukrainë).
“Nuk jemi në këtë situatë sot”, tha Macron dhe vazhdoi se ‘megjithatë, të gjitha opsionet janë të mundshme”.
Macron, i cili është Komandant i forcave franceze, refuzoi të përshkruajë se ‘në cilin rast do Franca do të ishte e gatshme të dërgonte trupa në Ukrainë’.
“Sot, që të kemi paqe në Ukrainë, nuk duhet të tregohemi të dobët”, tha Macron.
Macron e ka përshkruar luftën ‘Rusi-Ukrainë’ si ‘eksiztenciale’ për Francën dhe Evropën.
“Nëse lufta do të përhapej në Evropë, zgjidhja do të ishte në dorën e Rusisë ashtu si edhe e gjithë përgjegjësia do të ishte në dorën e saj. Por për ne, të tregohemi sot të dobët dhe të vendosim sot se ne nuk do të përgjigjeshim, tregon se jemi të mundur (që në fillim)”, tha ai.
Intervista televizive e Macronit, erdhi pasi parlamenti francez debatoi strategjinë e vendit për Ukrainën këtë javë.
Asamableja Kombëtare francize dhe Senati, në mënyrë simbolike aporvuan strategjinë bilaterale 10 vjeçare në mes të Presidentit Macron dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.