Macron nis bisedimet me opozitën për shumicën parlamentare - NACIONALE

Macron nis bisedimet me opozitën për shumicën parlamentare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas zgjedhjeve parlamentare, Emmanuel Macron është takuar me liderë të grupeve opozitare, duke përfshirë Marine Le Pen të së djathtës ekstreme, për të negociuar rreth shumicës parlamentare.

Sipas The Guardian, presidenti francez, aleanca e qendrës së djathtë të të cilit nuk mori 44 vende për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare, thuhet se pasi humbi në zgjedhjet legjislative të së dielës, po eksploron "hapësirën e tij për manovrim".

Raportohet se më herët gjatë ditës, Macron ka refuzuar dorëheqjen e Elisabeth Borne, kryeministrja e Francës e emëruar një muaj më parë, duke besuar se qeveria e tij duhet të qëndrojë në rrugën e duhur. Megjithatë, për të thyer bllokimin që kërcënon të paralizojë parlamentin, Macron-it do t'i duhet të marrë mbështetje nga deputetë që nuk janë mbështetës të tij.

Lajme të ngjashme