Lufta në Ukrainë e regjistruar nga kamera e ushtarit ukrainas
Pak ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video që tregon fushën e betejës e kapur nga një aparat fotografik në helmetën e një ushtari. Siç mund ta shihni në video, ushtari ndodhet pas automatikut në mjetin e blinduar.
Automjeti kalon nëpër fushë në drejtim të vendbanimit dhe ushtari qëllon gjatë gjithë kohës. Nuk dihet saktësisht se kur është bërë regjistrimi dhe sa autentik është.
Por ushtria ukrainase publikoi disa korniza të pamjeve në videon e sotme promovuese.
Më poshtë është një video promovuese ukrainase e lëshuar nga ushtria e Ukrainës. “Liria është feja jonë”, thuhet në fund të videos ku u bën thirrje rusëve të largohen nga vendi. /Nacionale/