Lideri suprem i Iranit: Izraeli ka përgatitur fat të hidhur për veten
Një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit tha se SHBA dhe Izraeli do të paguajnë “çmim të rëndë” për sulmet, raporton Reuters.
“Forcat e armatosura padyshim që do të përgjigjen ndaj këtij sulmi sionist,” tha zëdhënësi iranian, Abolfazl Shekarchi.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, thotë se sulmet zbulojnë “natyrën e neveritshme” të Izraelit, raporton Reuters, dhe se me këtë sulm Izraeli “ka përgatitur një fat të hidhur për veten, të cilin padyshim do ta marrë", shkruan CNN.
Nderkohe, njerëzit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kane raportuar se po dëgjojnë përsëri shpërthime që tronditin qytetin, shkruan Associated Press.
Mediet shtetërore iraniane raportojnë sulme të reja izraelite në Teheran, dhe Reuters thotë se mbi qytet dëgjohen zhurma të zjarrfikësve ajrorë.
Më herët ka pasur një shpërthim të ri në objektin bërthamor të Natanzit, raporton televizioni shtetëror iranian, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Objekti bërthamor i Natanzit ndodhet rreth 225 km në jug të Teheranit.