Liderët botërorë përcjellin trishtimin e tyre për vdekjen e Mbretëreshës - NACIONALE

Liderët botërorë përcjellin trishtimin e tyre për vdekjen e Mbretëreshës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Liderët nga e gjithë bota kanë folur për trishtimin e tyre për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenti i ShBA Joe Biden foli me dashuri për takimin e tyre të parë në vitin 1982 dhe së fundmi kur ajo e priti atë gjatë një udhëtimi jashtë shtetit në 2021.

Mesazhi i Biden: Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo qëndroi në solidaritet me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur ajo na kujtoi në mënyrë prekës se, "pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë", nga Joe Biden Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe, duke thënë se Mbretëresha ishte një monarke "zemërdashëse" dhe një "mike e Francës".

Mesazhi i tij: "Madhështia e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të qëndrueshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj," nga Emmanuel Macron, Presidenti francez.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi Mbretëreshën si një "model dhe frymëzim për miliona".

Ai vlerësoi rolin e saj në riparimin e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë pas "tmerrit të Luftës së Dytë Botërore".

Mesazhi i tij: “Ajo do të mungojë, jo më pak humori i saj i mrekullueshëm,” nga Olaf Scholz, kancelari gjerman.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se mbretëresha Elizabeth ishte "një nga njerëzit e tij të preferuar në botë".

Mesazhi i tij: Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë - dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë. Do me mungojë kaq shume,” nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Lajme të ngjashme