Lavrov: Jemi ende gati për negociata me Perëndimin
Rusia është ende e gatshme të negociojë me partnerët e saj perëndimorë për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm i vendit Sergej Lavrov.
“Udhëheqja ruse, duke përfshirë presidentin Vladimir Putin, mbetet e gatshme për negociata mbi Ukrainën”, tha Lavrov në një intervistë me televizionin lokal.
Lavrov shtoi se "gatishmëria e Rusisë, përfshirë presidentin e saj, për negociata (për Ukrainën) mbetet e pandryshuar".
Ai tha se bisedimet do të ishin të mundshme nëse Moskës do t'i qasej, siç tha ai, propozime realiste të bazuara në parimet e barazisë dhe respektimit të interesave të ndërsjella, me synim gjetjen e një kompromisi dhe balancimin e interesave të të gjitha vendeve. /Nacionale/