Lajm i keq për emigrantët: Petteri Orpo kryeminsitër i ri i Finlandës, vendi bëhet me qeveri djathtiste - NACIONALE

Lajm i keq për emigrantët: Petteri Orpo kryeminsitër i ri i Finlandës, vendi bëhet me qeveri djathtiste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përbërja e re e Kuvendit të Finlandës të martën ia dha votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër kryetarit të partisë Koalicioni Kombëtar, Petteri Orpo, duke sjellë në pushtet një qeveri djathtiste e duke i dhënë fund periudhës së udhëheqjes së social-demokrates Sanna Marin.

Orpo do të udhëheqë një koalicion të pëbërë nga Koalicioni Kombëtar konservator, nacionalistët e partisë Finns, Partia Popullore Suedeze dhe Kristian-demokratët, të cilët së bashku e fituan shumicën në zgjedhjet e 2 prillit, raporton agjencia “Reuters”.

Ministre e re e Financave do të jetë Rikka Purra, kryetare e partisë euroskeptike, Finns, ndërsa nënkryetarja e Koalicionit Kombëtar, Elina Valtonen, do të bëhet minister e Jashtme.

“Ju falënderoj ngrohtësisht për besimin që e keni shfaqur ndaj meje”- tha Orpo para deputetëve pak pas votimit.

Orpo ka bërë fushatë me premtimin për ta zvogëluar deficitin buxhetor përmes uljes së shpenzimeve, ndërkohë duke i zvogëluar edhe taksat dhe duke synuar që ta fuqizojë hapjen e vendeve të punës në sektorin privat.

Koalicioni i ri pritet ta ndryshojë edhe politikën për emigrantët, duke synuar që t’i zvogëlojë kuotat e refugjatëve, t’i ashpërsojë kriteret për vizat e punës dhe ta bëjë më të vështirë marrjen e shtetësisë finlandeze nga të huajt, prioritete kyçe të partisë Finns.

Lajme të ngjashme