Kuvendi i Hungarisë e shtyn votimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO - NACIONALE

Kuvendi i Hungarisë e shtyn votimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Hungarisë e ka shtyrë votimin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO për shkak të mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, raportuan të hënën mediat lokale.

Votimi u shty, pasi anëtarët e partisë në pushtet, e cila i ka dy të tretat në kuvend, nuk morën pjesë në takim, raportoi “Daily News Hungary”.

Duke folur në seancë, deputetët e opozitës i kritikuan deputetët e pushtetit për mungesën e tyre, përcjell agjencia “Anadolu”.

Javën e kaluar, Hungaria tha se do ta përkrahte vendimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Nëse ka ndryshim (të qëndrimit të Turqisë), atëherë sigurisht se ne do ta mbajmë premtimin që Hungaria nuk do të mbajë pezull asnjë vend në aspektin e anëtarësimit”- tha në një konferencë për gazetarë në Budapest kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto.

Para samitit të NATO-s muajin e kaluar, presidenti turk, Rexhep Erdogan, u pajtua që ta dërgonte para deputetëve votimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancën e fuqishme ushtarake pas një takimi trepalësh me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në kryeqytetin e Lituanisë, Vilniues.

Pas dritës së gjelbër nga Turqia, ministri hungarez ka thënë se ratifikimi i hyrjes së Suedisë në NATO nga Hungaria është vetëm çështje teknike.

Lajme të ngjashme