Kufizime të reja për punëtoret e seksit, protestohet në Amsterdam - NACIONALE

Kufizime të reja për punëtoret e seksit, protestohet në Amsterdam

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amsterdami shumë i popullarizuar është duke shtuar përpjekjet për të ri-markuar imazhin e tij të njohur si “të egër” dhe “pa rregulla”.

Zyrtarët kanë njoftuar për kufizime të reja që do të hyjnë në fuqi më 1 prill, dhe në to përfshihen lëvizje për të frenuar kanabisin e shkurtim i orarit në bizneset e seksit.

Bëhet e ditur se bizneset do t’i ndalin dritat në orën 3 të mëngjesit dhe jo në orën 6 siç ishte deri tani, në mënyrë që autoritetet lokale të mund të luftojnë edhe atë që e cilësojnë si sjellje shqetësuese e njerëzve që vizitojnë lagjen e dritave të kuqe.

Orët e reduktuara vijnë gjithashtu në mes të një fushate të vazhdueshme nga këshilli i qytetit për të zhvendosur punëtoret e seksit në një "qendër erotike" jashtë qendrës së qytetit. Amsterdami gjithashtu është duke prezantuar masa për të kufizuar lundrimet në rrugë ujore për të vendosë kufizime në qiratë për pushime e lobim për taksë aviacioni.

Duke folur për CNN disa punëtore seksi kanë thënë se reformat e synuara ndaj tyre po rrisin stigmën, duke shtuar se po diskriminohen në mënyrë të padrejtë.

Megjithatë, një zëdhënës i nënkryetarit të Amsterdamit, Sofyan Mbarki, ka thënë për CNN se paketa e masave është krijuar për ta mbajtur qytetin të jetueshëm, duke argumentuar, "ne tani duhet të zgjedhim kufizimin në vend të rritjes së papërgjegjshme".

Të ardhurat e humbura dhe shqetësimet e sigurisë

Një ish-punëtore seksi, Felicia Amma (jo emri i saj i vërtetë për arsye privatësie) ka jetuar në Amsterdam për 13 vjet dhe tani është kryetare e Red Light United, një sindikatë për punëtorët e dritareve në distriktin e dritave të kuqe të Amsterdamit.

Anna ka folur për CNN lidhur me çështjen duke thënë se zvogëlimi i orëve të punës do të ulë në mënyrë drastike të ardhurat për punëtorët e dritareve, duke i lënë shumë prej tyre në gjendje të vështirë për të mbuluar shpenzimet, si qiratë apo taksitë për të shkuar të sigurta në të shtëpi.

"Shumica e punëtorëve fillojnë të punojnë pas orës 12 ose një pasdite, kur hekurat fillojnë të mbyllen. Tani ndoshta janë dy orë për të fituar para, gjë që nuk mjafton,"- ka thënë ajo.

Në sfondin e kufizimit të ri të orëve raportohet se është një shtysë e veçantë nga këshilli i qytetit për të mbyllur qendrat e ‘dritave të kuqe’ dhe për të zhvendosur punonjësit e seksit në një qendër erotike jashtë qendrës së qytetit.

Punëonjësit e seksit gjithashtu kishin protestuar të enjten duke ndërprerë një mbledhje të këshillit të qytetit që ishte duke diskutuar opsionet për lokacionin e qendrës së re të propozuar erotike.

Sipas Red Light United, protestuesit i kanë dorëzuar kryebashkiakut të Amsterdamit, Femke Halsema, një peticion të nënshkruar nga 266 punonjëse seksi, ku kërkohej më shumë polici në distriktin e dritave të kuqe në vend vend të mbylljes së hershme dhe zhvendosjes në ndonjë qendër tjetër.

"Njerëzit nuk do të qëndrojnë larg"

Është bërë e ditur gjithashtu se kufizimet për punëtoret e seksit janë vetëm një pikë kryesore në përpjekjen e riformatimit të Amsterdamit. Siç është përshkruar nga zyrtarët, kufizime të tjera do të vendosen edhe në rrethin e dritave të kuqe, të tilla si rregullat e bllokimit, kufizimet e shitjes së alkoolit dhe ndalimi i pirjes së duhanit në rrugë.

Këshilli i qytetit ka prezantuar gjithashtu disa fushata, duke përfshirë fushatën "Stay Away", e cila fillimisht synonte të rinjtë britanikë duke aktivizuar një video reklamë që paralajmëronte kundër sjelljeve anti-sociale.

Megjithatë, zëdhënësi i këshillit të qytetit ka thënë se ky do të jetë vetëm hapi i parë i fushatës, duke shtuar se brenda muajve të ardhshëm një gjë e tillë do të fillojë të zbatohet edhe në qytete tjera në Holande si dhe në vendet e tjera të BE-së.

Lajme të ngjashme