Kryetarja e komitetit inaugurues: Sot do të jemi dëshmitarë të transferimit paqësor të pushtetit
Senatorja demokrate Amy Klobuchar, kryetare e Komitetit të Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese, theksoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit gjatë fjalës së saj nga Kapitoli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hënën.
“Mirë se vini në inaugurimin e 60-të presidencial. Sot, Presidenti i zgjedhur Trump dhe Nënpresidenti i zgjedhur Vance do të bëjnë betimin e tyre. Dhe ne do të jemi dëshmitarë të transferimit paqësor të pushtetit, që është në zemër të demokracisë sonë,” tha Klobuchar.