Kryeprokurorja e ShBA-së thotë se FBI-ja ia ka bastisur shtëpinë e reporters së “The Washington Post” - NACIONALE

Kryeprokurorja e ShBA-së thotë se FBI-ja ia ka bastisur shtëpinë e reporters së “The Washington Post”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjentët e FBI-së të mërkurën e bastisën shtëpinë e një reporteri të gazetës së njohur amerikane, “The Washington Post”, si pjesë e një hetimi për ndarjen e të dhënave sekrete qeveritare, thanë zyrtarët. Mbrojtësit e shtypit thonë se kjo lëvizje e rrezikon lirinë e gazetarisë.

Reporterja Hannah Natanson e ka mbuluar fushatën e presidentit Donald Trump për të shkarkuar qindra mijëra punonjës federal dhe për t’ua ndërruar vendet e punës punonjësve që do të mbeteshin me qëllim të zbatimit të agjendës së tij, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kryeprokurorja e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, tha se agjentët federal e kishin ekzekutuar bastisjen me kërkesë të Departamentit të Mbrojtjes. Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar kishte kthyer prapa një politikë me të cilën ndalohej sekuestrimi i të dhënave nga reporterët në shumicën e rasteve.

Mbrotjësit e gazetarisë e cilësuan këtë bastisje si përshkallëzim dramatik të sulmeve të vazhdueshme të administratës së Trumpit ndaj mediave.

Gazeta “The Washington Post” tha se reporterja ishte e pranishme gjatë bastisjes së shtëpisë së saj në Virgjinia të mërkurën, duke raportuar se bastisja ishte e lidhur me një rast kriminal kundër Aurelio Perez-Lugones, specialist i teknologjisë për një kontraktor të qeverisë amerikane që javën e kaluar u akuzua për mbajtje të paligjshme të të dhënave të mbrojtjes kombëtare.

Reporterja Natanson në dhjetor shkroi një artikull për përvojën e vet personale gjatë mbulimit të përpjekjeve të administratës së Trumpit në lidhje me punonjësit federal, të titulluar “Unë jam pëshpëritësja e Post-it [gazetës] për qeverinë federale. Ka qenë brutale”. Në artikull, Natansoni e zbulon numrin e madh të telefonatave dhe mesazheve që kishte marrë nga punonjës e ish-punonjës federalë të zemëruar me ndryshimet që po synonte t’i bënte administrata.

Gazeta tha në rrjetin X se hetuesit i kishin thënë reporters se ajo nuk ishte në qendër të hetimit. Zonja Natanson nuk mund të arrihej menjëherë për koment./Nacionale

Lajme të ngjashme