Kryeministrja Truss: Vdekja e Mbretëreshës, tronditje e madhe për kombin dhe botën - NACIONALE

Kryeministrja Truss: Vdekja e Mbretëreshës, tronditje e madhe për kombin dhe botën

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryeministrja britanike Liz Truss ka folur jashtë Doëning Street, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë.

Ajo tha se "ne jemi të gjithë të shkatërruar" nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, i cili është një "tronditje e madhe për kombin dhe botën".

Ajo e përshkroi Mbretëreshën si "një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne", duke shtuar se: "Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj".

Më tej ajo tha se si për shumë britanikë, mbretëresha ishte një frymëzim edhe për të.

“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”.

Lajme të ngjashme