Kryeministrja e Italisë ndahet nga partneri i saj
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha të premten se është ndarë nga partneri i saj, Andrea Giambruno, i cili punon si gazetar televiziv, pasi ai ishte kritikuar javëve të fundit për komente seksiste gjatë emisionit të tij.
“Lidhja ime me Andrea Giambruni, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. Rrugët tona janë ndarë për ca kohë dhe ka ardhur koha për ta pranuar këtë”- shkroi zonja Meloni në rrjetin “Facebook”.
Çifti ka një vajzë të vogël, raporton agjencia "Reuters".
Giambruno është prezantues në një program lajmesh në kompaninë mediale, “Mediaset”, që është pjesë e grupit MFE, në pronësi të trashëgimtarëve të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, që ishte aleat i Melonit.
