Kryeministri i Polonisë arrin në Ukrainë
Kryeministri i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, ka bërë të ditur se ka arritur në Kiev, aty ku janë dhe homologët e tij nga Çekia dhe Sllovenia.
"Duhet ta ndalim tragjedinë në Lindje, sa më parë që është e mundur. Për këtë arsye ndodhem në Kiev, bashkë me zv.kryeministrin Jaroslaw Kaczynski dhe kryeministrat Petr Fiala e Janez Jansa.", ka shkruar Duda në Facebook.
Duda pritet të takohet dhe me Presidentin e Republikës së Turqisë, Erdogan. Këtë gjë e ka bërë të ditur ky i fundit, i cili ka shtuar se Turqia është bërë simbol i shpresës.
Në Ukrainë gjithashtu do të qëndrojë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Vizitat e diplomatëve janë duke u shpeshtuar dita-ditës, por deri më tani nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar.