Kryeministri britanik jep dorëheqje
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqje.
Duke folur para Zyrës së Kryeministrisë në Londër, ai ka thënë se marrja e detyrës, dy vjet më parë, ishte momenti më krenar në jetën e tij.
Ai është zotuar se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit.
Në adresimin e tij nga “Downing Street”, ai ka treguar se do të largohet edhe nga postin i kryetarit të Partisë Laburiste.
"Pyetja që partia ime po më bën tani, është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Unë e kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar për këtë pyetje dhe e pranoj atë me mirësi", ka deklaruar Starmer.
Pasues i Starmer pritet të jetë Andy Burnham.
Ky i fundit do të jetë sot në Westminster(Parlamentin britanik) për t'u betuar si deputet për Makerfield, pasi ka fituar zgjedhjet e pjesshme javën e kaluar