Konfirmohet rasti i parë me Ebolë në Europë
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, bëhet fjalë për një mjek që ishte kthyer nga një mision humanitar në Republikën Demokratike të Kongos.
Mjeku që ishte kthyer nga misioni humanitar nga RD Kongo, ishe marrë menjëherë nën mbykqyrje nga strukturë të specializuar, i cili është në gjendje të qëndrueshme, tha të mërkurën ministria franceze e shëndetësisë, raporton BBC.
Republika Demokratike e Kongos njoftoi një shpërthim të Ebolës muajin e kaluar, por ekspertët besojnë se virusi kishte qarkulluar për javë të tëra më parë.
Më shumë se 260 persona janë konfirmuar të kenë vdekur nga virusi në vendin e Afrikës Qendrore, ndërsa 1 mijë persona janë infektuar.
Ky është rasti i parë i konfirmuar me Ebola në Evropë, megjithëse një mjek amerikan që rezultoi pozitiv në Republikën Demokratike të Kongos u trajtua në një spital gjerman muajin e kaluar.
Fqinji i RD të Kongos, Uganda, ka konfirmuar gjithashtu raste të Ebolës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë të ditur se 20 persona dihet se janë infektuar atje dhe dy vdekje janë konfirmuar.
Ndërsa javën e kaluar, OBSH-ja tha se 17 nga 75 punonjësit e shëndetësisë që ishin infektuar me Ebola në RD të Kongos kishin vdekur.
Shpërthimi aktual i Ebolës u shkaktua nga specia Bundibugyo e virusit, për të cilën aktualisht nuk ka vaksinë.
Franca ka ngritur një "sistem të dedikuar monitorimi" për punonjësit e ndihmës që kthehen nga Republika Demokratike e Kongos, tha ministria e shëndetësisë./Nacionale