Konfirmohet: Gjyqi i ish-presidentit Trump do të fillojë të martën - NACIONALE

Konfirmohet: Gjyqi i ish-presidentit Trump do të fillojë të martën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas padisë së ngritur ndaj ish-presidentit amerikan Donal Trump për çështje kriminale, është konfirmuar se gjyqi ndaj tij do të nisë të martën në qytetin e Nju Jorkut.

Duke shënuar kështu një skenë historike, zyrtarët kanë bërë të ditur se të martën do të bëhet dorëzimi dhe arrestimi i tij zyrtar - një ngjarje tronditëse për një ish-komandant të përgjithshëm të ShBA-së.

Kujtojmë se ndërsa Trump dhe avokatët e tij kanë nisur përgatitjet për mbrojtje, prokurori e ka mbrojtur hetimin e jurisë për të shtyrë çështjen drejt gjyqit, ndërsa republikanët e Kongresit e kanë përshkruar rastin të si të motivuar politikisht.

Çfarë ndodhi?

Miliarderi amerikan, Donald Trump, u bë të enjten në mbrëmje ish-presidenti i parë amerikan ndaj të cilit ngrihet aktakuzë për një krim, në kohën kur ai po synon të garojë përsëri për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një juri në Manhattan votoi për të ngritur aktakuzë kundër Trumpit, kanë njoftuar të enjten avokatët e tij. Rasti lidhet me një shumë të konsiderueshme të parave, të cilat dyshohet se i ishin dhënë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës zgjedhore të Trumpit më 2016. Raportohet se ende nuk dihen saktë se cilat janë akuzat kundrejt Trumpit.

Ndërkohë, disa rivalë të tij për nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale, përfshirë kandidatin e pritshëm, por të padeklaruar, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, tashmë i kanë dalë në mbrojtje Trumpit. Megjithatë, këshilltarët e ish-presidentit i kanë pranuar edhe kurthet e aktakuzës dhe thanë se organizatorët e fushatës nuk e kanë hartuar aspektin logjistik të kandidaturës për president dhe ballafaqimit me gjykimin.

Njerëzit e fushatës së Trumpit po përpiqen që ndjekjen penale ndaj tij ta paraqesin si “gjueti shtrigash” dhe e kanë cilësuar hetimin si të motivuar politikisht nga “demokratët e së majtës radikale”, duke e akuzuar filantropin George Soros për financimin e hetimit ndaj Trumpit.

Lajme të ngjashme