Kompanisë “SpaceX” i humb kontakti me anijen kozmike pak kohë pas nisjes - NACIONALE

Kompanisë “SpaceX” i humb kontakti me anijen kozmike pak kohë pas nisjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anija kozmike e kompanisë “SpaceX”, pa ekuipazh, e dizajnuar për të dërguar astronautë në Hënë e më larg saj, supozohet se ka dështuar në hapësirë disa minuta pas ngritjes nga Toka të shtunën gjatë testimit të dytë, pasi përpjekja e parë kishte përfunduar me shpërthim.

Raketa me dy faza u nis nga baza e kompanisë në Boca Chica të Teksasit, duke u ngritur rreth 90 kilometra mbi sipërfaqe në një fluturim që ishte planifikuar të zgjaste 90 minuta, raporton agjencia "Reuters".

Megjithatë, një pjesë për fuqizimin e fluturimit në fazën e parë, edhe pse u duk se e kishte arritur manovrën kyçe për t’u ndarë nga trungu, shpërtheu në qiell mbi Gjirin e Meksikës pak pas shkëputjes.

Ndërkohë, trungu e vazhdoi fluturimin drejt hapësirës, por disa minuta më vonë, një transmetues i kompanisë tha se qendra për kontrollin e misionit e kompanisë “SpaceX” e humbi papritmas kontaktin me fluturaken.

“I kemi humbur të dhënat nga faza e dytë... Mendojmë se mund ta kemi humbur fazën e dytë”- tha John Insprucker gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme