Koch: Gjermania është veç në gjysmë të rrugës në krizën e pronave
Gjermania është në mes të rrugës në një krizë 4-vjeçare të patundshmërive që do të çojë në më shumë humbje dhe shitje të detyruara të pronave të padëshiruara, i tha agjencisë “Reuters” drejtori i biznesit të patundshmërive në bankën “Commerzbank”.
Ekonomia më e madhe e eurozonës është në rënien më të keqe të pronave të paktën nga kriza financiare globale e periudhës 2007 – 2009, pas një rritjeje të konsiderueshme të kostos së huave dhe pasi një pjesë më e madhe e huadhënies më me rrezik e çoi sektorin drejt rënieve më të mëdha në Evropë, raporton agjencia “Reuters”.
“Ne besojmë se jemi në pushimin mes dy pjesëve tani, pas dy vjetëve të krizës, me dy vjet krizë para nesh” – tha Henning Koch, shef ekzekutiv i kompanisë “Commerz Real”.
Ai pret që më shumë investitorë të tërheqin para të gatshme nga sektori dhe më shumë pronarë pronash të bëhen shitës të detyruar. “Ne ende po shohim një rrugë të vështirë e të gjatë për ta kaluar” – shtoi Koch.
Kompania “Commerz Real”, që është tërësisht pjesë e bankës “Commerzbank”, është pronare e rëndësishme e patundshmërive gjermane dhe ka rreth 34 miliardë euro pasuri pronash në nivel global.
Vala e shqetësimit në industrinë gjermane të patundshmërive i ka ofruar kompanisë mundësi për blerje, tha Koch, duke shtuar se ai është duke i përcjellë shitjet e planifikuara të shumë projekteve në pronësi të grupit të kolapsuar të pronave me seli në Austri, “Signa”.
“Ne qartazi i shikojmë ato situata. Ju dëshironi të blini nga paaftësia për pagesë, sepse kemi parajsë ligjore dhe kornizë të sigurt” – tha ai, por shtoi se çmimet duhet t’i pasqyrojnë realitetet e tregut.
Mbikëqyrësit e Bankës Qendrore Evropiane përsëri paralajmëruan këtë javë se patundshmëritë komerciale janë “veçanërisht të ndjeshme” ndaj rritjes së fundit të shkallës së interesit.