Koalicioni i nacionalistit Modi fiton zgjedhjet në Indi - NACIONALE

Koalicioni i nacionalistit Modi fiton zgjedhjet në Indi

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Mediumi britanik “BBC” raporton se një koalicion i partive i udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Indi.

Ky koalicion, që udhëhiqet nga nacionalist hindu Mondi, ka fituar 272 vende në parlament, të mjaftueshme për të formuar një qeveri.

Megjithatë, partia e Modit ka humbur shumicën, ndërsa partia e tij si e vetme pritet të ketë 240 ulëse nga gjithsej 543 ulëse, shumë më pak se që kishte projektuar vetë Modi gjatë kampanjës së tij.

Në fjalimin e tij, Modi u tha votuesve se do të "bënte gjithçka" për të çrrënjosur korrupsionin "nga rrënjët" në mandatin e tij të tretë.

Lajme të ngjashme