Kina thotë se 80% e popullsisë është infektuar me Covid-19 - NACIONALE

Kina thotë se 80% e popullsisë është infektuar me Covid-19

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një shkencëtar i njohur i qeverisë kineze, ka thënë se tashmë tetë në dhjetë njerëz në vend janë infektuar me Covid-19.

Wu Zunyou, shefi epidemiolog i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka njoftuar të shtunën – në prag të Vitit të Ri Hënor – se “vala e tanishme e epidemisë ka infektuar tashmë rreth 80% të njerëzve” në vendin prej 1.4 miliardë banorësh.

Pretendimi i tij vjen mes shqetësimeve se udhëtimet që ndodhin rreth periudhës së festave të Vitit të Ri Hënor - ndonjëherë kohë që njihet si "migrimi më i madh njerëzor në botë" - mund të përhapin virusin edhe më shumë, duke shkaktuar një valë të dytë infeksionesh.

Ministria e Transportit e Kinës ka vlerësuar se mbi 2 miliardë udhëtime pasagjerësh do të zhvillohen gjatë sezonit 40-ditor të Vitit të Ri Hënor, pasi njerëzit në të gjithë vendin kthehen në vendlindjet e tyre për bashkime familjare për herë të parë pa kufizime të udhëtimit të brendshëm që nga fillimi i pandemisë mbi tre vite më parë.

Kujtojmë se sipas të dhënave të qeverisë më parë, në spitalet kineze midis 8 dhjetor dhe 12 janar, kanë humbur jetën rreth 60 mijë njerëz më Covid-19.

Lajme të ngjashme