Kina bllokon ChatGPT, frikë se Amerika do ta përdorë për përhapje propagande - NACIONALE

Kina bllokon ChatGPT, frikë se Amerika do ta përdorë për përhapje propagande

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Nga frika se Amerika do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të përhapur propagandë, Kina ka bllokuar ChatGPT të kompanisë amerikane OpenAI.

Sipas DailyMail, Kina ka urdhëruar të gjitha kompanitë e mëdha të teknologjisë që të mos e ofrojnë “chatbot-in” për publikun, veçanërisht firmat në biznesin e aplikacioneve të mediave sociale.

Bëhet e ditur se ndalimi ka ardhur për shkak të gjenerimit të përgjigjeve nga ChatGPT. Megjithatë, raportohet se përdoruesit atje kanë gjetur një zgjidhje me rrjet privat virtual (VPN) dhe dhjetëra 'miniprograme' të lëshuara nga zhvillues të palëve të treta në aplikacionin e mediave sociale WeChat të Tencent që pretendojnë se ofrojnë shërbime nga ChatGPT.

Nga raporti thuhet se rregullatorët kinezë kanë kërkuar nga firmat e teknologjisë Tencent dhe Ant Group (një degë e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba) të kufizojnë aksesin në ChatGPT dhe t'u raportojnë zyrtarëve përpara se të lëshojnë chatbot-et e tyre.

Kujtojmë se Kina është një nga vendet më kufizuese në botë për sa i përket internetit dhe medias, pasi kontrollon lajmet, mjedisin online dhe platformat e mediave sociale. Ndërsa, ChatGPT tani iu bashkohet Facebook-ut, Instagram-it, Reddit-it, YouTube-es, Wikipedia-s dhe disa shërbimeve të tjera të Google që po ashtu janë të bllokuara në mbarë vendin.

Sidoqoftë, për të njejtën arsye edhe ShBA-ja ka kërkuar që të ndalojë aplikacionin kinez TikTok.

Lidhur me këtë çështje, media shtetërore kineze China Daily ka postuar në Weibo se “ChatGPT mund t'i japë një ndihmë qeverisë së ShBA-së në përhapjen e dezinformatave dhe manipulimin e narrativave globale për interesat e saj gjeopolitike".

Lajme të ngjashme