Khan e mbron urdhrin e arrestit për Netanyahun në lidhje me Gazën
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, i ka thënë BBC-së se drejtësia duhet të servohet pas kërkimit të një urdhër-arresti për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahun dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.
Khan tha se është e rëndësishme të tregohet se gjykata do t'i mbajë të gjitha kombet me të njëjtin standard në lidhje me krimet e supozuara të luftës.
Ai përshëndeti gjithashtu vendimin e qeverisë së re të Mbretërisë së Bashkuar për të hequr kundërshtimin e saj ndaj urdhër-arresteve.
“Ka një ndryshim tonesh dhe mendoj për thelbin në lidhje me të drejtën ndërkombëtare nga qeveria e re. Dhe unë mendoj se kjo është e mirëseardhur,” tha Khan për BBC.
Ai gjithashtu ka kërkuar urdhër për tre liderë të Hamasit, dy prej të cilëve janë vrarë që atëherë.