Këto janë imazhe satelitore të urës së hedhur në erë të Krimesë - NACIONALE

Këto janë imazhe satelitore të urës së hedhur në erë të Krimesë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Nuk u ndalën reagimet e shumta për shkatërrimin e urës së Krimesë që lidh Rusinë me Krimenë.

Ura u hodh në erë të shtunën herët në mëngjes. Gjysma e pjesës rrugore të urës u shkatërrua plotësisht dhe përfundoi në det, si dhe u dëmtua edhe pjesa e sipërme hekurudhore e urës, kur një shpërthim i madh preku edhe një tren mallrash me vagonë ​​të mbushur me karburant.

Të paktën tre persona u vranë nga shpërthimi i një kamioni në urën që lidh Krimenë me Rusinë, njoftoi këshilli hetimor rus.

Dyshohet se ata janë pasagjerët e makinës që ndodhej pranë kamionit që shpërtheu. Trupat e dy viktimave, një burrë dhe një grua, tashmë janë nxjerrë nga uji dhe identiteti i tyre është duke u përcaktuar, njoftoi këshilli.

Hetuesit kanë përcaktuar edhe detaje për kamionin dhe pronarin e tij. Automjeti është i regjistruar në rajonin jugor rus të Krasnodarit dhe informacioni për pronarin është duke u hetuar.

Një zyrtar i qeverisë ukrainase, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për The Washington Post se shërbimet speciale ukrainase ishin pas sulmit në urën e Krimesë.

Dje gjatë ditës Rusia e ka funksionalizuar pjesërisht urën, e cila fillimisht është hapur për veturat, në mënyrë që në gjysmën e urës të bëhet qarkullimi në të dy drejtimet, ndërsa në mbrëmje ka filluar sërish qarkullimi i trenave. Rusia njoftoi se harku i urës nuk është dëmtuar.

Portali ukrainas Pravda raportoi fillimisht rolin e supozuar të qeverisë ukrainase në shpërthim dhe citoi një zyrtar të paidentifikuar të thoshte se shërbimi i inteligjencës ukrainase SBU ishte përfshirë në shpërthimin në urë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme