Këta janë britanikët që u dënuan me vdekje nga rusët sot
Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse u shpallën fajtorë sot dhe u dënuan me vdekje në një gjykatë të panjohur të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, një territor i kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Bëhet fjalë për ish-luftëtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët u kapën nga forcat ruse në Mariupol.
Aiden Aislin
Një nga britanikët e dënuar është Aiden Aislin, me origjinë nga Newark. Ai u zhvendos me familjen e tij në Mykolaiv në Ukrainë në vitin 2018. Në të njëjtin vit, ai u bë marins në ushtrinë ukrainase dhe u martua me një grua ukrainase.
Ai më parë ka luftuar krah për krah me luftëtarët kurdë në Siri kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Që nga kapja e tij, mediat ruse pro-regjimit kanë publikuar foto dhe pamje të tij, në të cilat ai dukej i fryrë dhe i mavijosur në fytyrë. Një nga regjistrimet tregonte se ai po merrej në pyetje.
Shaun Pinner
"Shaun ka shijuar mënyrën e jetesës ukrainase dhe e ka konsideruar Ukrainën shtëpinë e tij të dytë për katër vitet e fundit. Gjatë asaj periudhe, ai takoi një grua ukrainase me të cilën u martua, e cila është e fokusuar në punën humanitare në vendin e tij", tha familja e tij.
Kontrata trevjeçare e Pinnerit do të skadonte më vonë këtë vit, pas së cilës ai planifikoi të ndiqte punë humanitare, sipas familjes së tij. /Nacionale/