Kërcënim i ri drithërues nga Putini, kryen stërvitje me raketa "të afta për ta goditur Britaninë" - NACIONALE

Kërcënim i ri drithërues nga Putini, kryen stërvitje me raketa "të afta për ta goditur Britaninë"

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus, Vladimir Putin ka organizuar stërvitje të tmerrshme bërthamore me raketa balistike "të afta për ta goditur Britaninë" apo çdo vend tjetër në Evropë me shpejtësi 15,000 mph.

Raketat bërthamore ndërkontinentale Yars, u lëshuan nga njerëzit e Putinit nga një pyll në Siberinë perëndimore, duke dhënë një tjetër paralajmërim drithërues për Perëndimin.

Testet me raketa të Putinit, vijnë në mes të tensioneve të shtuara ruse me Perëndimin dhe kërcënimeve pothuajse të përditshme nga propagandistët e Putinit për të vendosur armë atomike.

Kujtojmë se Putini ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore që nga fillimi i luftës me Ukrainën, ndërsa ka vazhduar të bëjë stërvitje të rregullta.

Në muajin qershor presidenti rus paralajmëroi se mund të zhdukë Perëndimin në një apokalips bërthamor nëse e furnizon Ukrainën me raketa. E edhe në muajin maj, Putini ishte mburrur para fëmijëve se raketa e tij e tmerrshme bërthamore Satan-2 mund të shkatërrojë gjysmën e ShBA-së.

Raketa e fundit botërore RS-28 Sarmat (Satab), mund të shpërthejë objektiva me pothuajse 16,000 mph, të mbajë 15 koka luftarake dhe ka potencialin të zhdukë një zonë me madhësinë e Teksasit në një goditje të vetme.

Lajme të ngjashme