Kanada, 8 vajza adoleshente akuzohen për vrasjen me thikë të një 59-vjeçari - NACIONALE

Kanada, 8 vajza adoleshente akuzohen për vrasjen me thikë të një 59-vjeçari

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ditën e martë tetë vajza adoleshente janë akuzuar për vrasjen me thikë të një 59-vjeçari në Toronto të Kanadasë.

Burri ishte gjetur i therur me thikë të dielën, pas një raportimi për një sulm në zonën e York Street dhe University Avenue. Sipas policisë, ai ishte dërguar në spital, por nuk kishte mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, detektivi Terry Browne, ka njoftuar se vajzat ishin gjetur menjëherë pas sulmit dhe ishin dërguar në paraburgim të akuzuara për vrasje të shkallës së dytë.

Është bërë e ditur se tre nga vajzat ishin të moshës 13-vjeçare, tre të tjera në moshën 14 dhe dy 16-vjeçare.

Browne ka thënë se, vajzat ishin takuar me njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale.

"Ne nuk e dimë se si dhe pse ato u takuan në atë mbrëmje dhe pse ai destinacion ishte në qendër të Torontos," tha Browne, duke shtuar se policia beson se grupi mund të ketë qenë i përfshirë në një "zënkë" më herët në mbrëmje para goditjes me thikë.

Browne ka shtuar se nuk do ta quante grupin e vajzave një "bandë", por ka vënë në dukje se ato kishin marrë pjesë në një vepër të njohur si “grupim”, në të cilin sulmues të shumtë synojnë një viktimë në ë njejtën kohë.

Është njoftuar po ashtu se tre nga të akuzuarat, kanë qenë edhe më herët të njohura për policinë.

Lajme të ngjashme