Kamala Harris u drejtohet shqiptarëve, flet për vazhdim të mbështetjes ndaj Kosovës
Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtete të Bashkuara të Amerikës, kandidatja demokrate Kamala Harris u është drejtuar me letër publike komunitetit shqiptaro-amerikan e ku ka folur edhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës shtet.
"Do vazhdojmë mbështetjen e Kosovës si vend multietnik e demokratik, krejtesisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Harris në letrën e saj.