Kalifornia bëhet shteti i parë amerikan që e padit Trumpin për shkak të taksave - NACIONALE

Kalifornia bëhet shteti i parë amerikan që e padit Trumpin për shkak të taksave

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kalifornia do ta padisë administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të taksave që ajo ua ka vendosur shumicës së partnerëve tregtarë, njoftuan guvernatori Gavin Neësom dhe kryeprokurori shtetëror, Rob Bonta.

Duke folur në një plantacion bajamesh në Luginën Qendrore, guvernatori i paraqiti vendin e Kalifornisë në ekonominë botërore dhe ndikimin që taksat po e kanë dhe do ta kenë ndaj saj, raporton mediumi “ABC News”.

“Asnjë shtet nuk pritet të humbë më shumë se shteti i Kalifornisë” – tha guvernatori Newsom.

Më tej, ai tha se 43 për qind e bajameve, fëstëkëve dhe prodhimeve të bulmetit të shtetit janë të varura nga eksporti nga Kalifornia dhe se paqartësia për atë se sa shumë mund të vuajë shteti nga taksat është “e theksuar dhe e thellë”.

Në shënjestër të padisë së Kalifornisë është shfrytëzimi nga ana e Trumpit e Aktit të Kompetencave Emergjente për Ekonomi Ndërkombëtare, të cilin presidenti po e përdor për taksa dhe është e ngjashme me një padi të dorëzuar të hënën nga një grup i bizneseve të vogla kundër administratës amerikane.

Sipas guvernatorit dhe kryeprokurorit të Kalifornisë, taksat janë përgjegjësi e Kongresit dhe jo e presidentit. Ata pretenduan se Trumpi shpiku emergjenca “të rreme” kombëtare për të pretenduar se ka juridiksion.

Newsom tha se është duke punuar për të bërë marrëveshje tregtare me shtete të tjera, në përpjekje për t’i përjashtuar produktet e Kalifornisë nga taksat hakmarrëse të shteteve të tjera./Nacionale

Lajme të ngjashme