Izraeli vret një komandant të lartë të Hezbollahut në Liban
Një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut të premten, në një përshkallëzim të madh që ka shtuar frikën për një luftë gjithëpërfshirëse.
Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqilit pasi Izraeli tha se ai ishte një nga disa figura të larta të Hezbollahut të vrarë në sulm, raporton BBC.
Më herët, zyrtarët libanezë thanë se të paktën 14 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmin që goditi zonën me popullsi të dendur Dahieh, një bastion i grupit të mbështetur nga Irani në periferitë jugore të qytetit.