Izraeli u cakton vetëm gjashtë orë banorëve të Gazës që të largohen nga veriu - NACIONALE

Izraeli u cakton vetëm gjashtë orë banorëve të Gazës që të largohen nga veriu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Civilët që jetojnë në pjesën veriore të Gazës janë udhëzuar nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar drejt jugut të enklavës të shtunën, sipas një zëdhënësi.

Në një deklaratë të publikuar në gjuhën arabe në rrjetin X, zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Avichay Adraee, tha se dy rrugë mund të përdoren nga ora 10 paradite deri në orën 16 sipas kohës lokale “pa asnjë lëndim”, raporton televizioni BBC.

Banorët e qytetit Gaza janë këshilluar që të vendosen në jug, nga Beit Hanoun për në Khan Yunis, para një offensive të mundshme tokësore të ushtrisë izraelite.

Njerëzit që jetojnë afër bregdetit dhe në perëndim të Malit të Ullinjve gjithashtu do të lejohen për të lëvizur nëpër rrugët “Daldul” dhe “Al-Sana” drejt Salah Al-Dinit dhe Al-Bahrit, tha zëdhënësi izraelit.

Lajme të ngjashme