Izraeli thotë se i ka “eleminuar 40 militantë” në jug të Gazës, e godet edhe Hezbullahun në Liban
Medium i njohur i Britansië së Madhe, BBC, ka raportuar edhe sot gjërësisht në lidhje me luftën në Gaza.
Antony Blinken, sekretar i Departmentit të ShBA-së, është duke e vizituar sot Izraelin në kuadër të një udhëtimi diplomatik në Lindjen e Mesme.
Ai është takuar me Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, dhe Isaac Herzog, president i Izraelit, ndërsa të tjera takime priten të mbahen gjatë ditës.
Ndërsa Izraeli ka njoftuar se ka “eleminuar 40 terroristë” në Khan Younis në juglindje të Gazës natën e kaluar, raporton BBC.
Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se 57 vdekje u regjistruan në një spital në Gazën qendrore.
Në anën tjetër, ushtria izraelite ka kryer sulme kundër objektivave të Hezbullahut në Liban.
Siç ka raportuar Times of Israel, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar vdekjen e nëntë anëtarëve të tjerë të kësaj ushtrie.
Ushtarët, të moshës nga 19 deri në 35 vjeç, u vranë gjatë betejave në Gazën jugore dhe qendrore.
Këto vdekjen e çojnë numrin e trupave izraelite të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza në 185.