Izraeli thotë se s’do të ketë ujë, rrymë e karburante për Gazën derisa të lirohen pengjet
Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, ka thënë e rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa të lirohen pengjet izraelite.
Në një postim në rrjete sociale, ministri Katz tha se “asnjë ndërprerës elektrik nuk do të ndizet, asnjë gyp uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë” derisa të rrëmbyerit të lirohen, raporton televizioni BBC.
Izraeli i ndërpreu furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmit të befasishëm të Hamasit në jug të vendit të shtunën.
Të mërkurën u raportua se centrali i vetëm i energjisë në Gaza tashmë ka mbetur pa karburant, ndërsa lëndë djegëse u kanë mbetur edhe për pak ditë edhe spitaleve.
