Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e një batalioni të Hamasit, Taysir Mubasher
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se e kanë vrarë komandantin e batalionit “Khan Younis” të Hamasit, Taysir Mubasher, gjatë një sulmi ajror në Rripin e Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, Mubasheri më parë kishte shërbyer si komandant i forcave detare të Hamasit dhe gjithashtu kishte mbajtur disa pozita në lidhje me prodhimin e armëve të këtij grupi, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Mubasheri ka përvojë gjithëpërfshirëse në ushtri dhe si komandant, duke drejtuar sulme terrori, dhe ai konsiderohet i afërt me Mohammed Deif, komandant i krahut ushtarak të Hamasit”- thuhet në një deklaratë të përbashkët të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe agjencisë izraelite të sigurisë, Shin Bet.
Ushtria izraelite pretendon se Mubasheri ishte prapa sulmit vdekjeprurës më 2002 në akademinë paraushtarake “Atzmona” në Gush Katif, mes sulmeve të tjera kundër Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kur Izraeli e kishte pushtuar Rripin e Gazës para vitit 2005, dhe para infiltrimit të Hamasit në Izrael përmes plazhit të Zikimit më 2014.
צה״ל חיסל בהכוונת מידע מודיעיני מדויק של אמ"ן ושב"כ, את מפקד גדוד גזרת צפון חאן יונס של ארגון הטרור חמאס, תיסיר מבאשר. בעברו, שימש כמפקד הכוח הימי של ארגון הטרור והחזיק במספר תפקידים במערך ייצור אמצעי לחימה >> pic.twitter.com/Jl2MnaM4Og
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 25, 2023