Izraeli thotë se asnjë anije e flotës së nisur drejt Gazës s’e ka thyer bllokadën detare - NACIONALE

Izraeli thotë se asnjë anije e flotës së nisur drejt Gazës s’e ka thyer bllokadën detare

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Përpjekja e një flote të madhe anijesh për ta thyer bllokadën detare të Izraelit ndaj Rripit të Gazës thuhet se ka përfunduar pa ndonjë incident të madh.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se “provokimi” nga flota e anijeve të vogla “ka marrë fund”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Asnjëri nga jahtet e provokimit Hamas-Sumud nuk ka arritur sukses në përpjekjen e vet për të hyrë në një zonë aktive të luftimeve ose ta shkelë bllokadën e ligjshme detare” – tha kjo ministri.

Më tej, në deklaratë thuhet se “të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe me shëndet të mirë. Ata po e bëjnë rrugën në mënyrë të sigurt drejt Izraelit, nga ku do të dëbohen për në Evropë.”

Një anije, e cila mund të ketë probleme teknike, mbetet në det në një largësi të caktuar nga Gaza.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se nëse kjo anije “afrohet, përpjekja e saj për të hyrë në një zonë aktive të luftimeve dhe për ta thyer bllokadën gjithashtu do të parandalohet”.

Lajme të ngjashme