Izraeli ia ndalon hyrjen sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres - NACIONALE

Izraeli ia ndalon hyrjen sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha të mërkurën se do t’ia ndalojë hyrjen në vend sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, sepse ai e kishte dënuar sulmin e Iranit me raketa ndaj Izraelit jo “pa mëdyshje”.

Irani hodhi mbi 180 raketa balistike drejt Izraelit të martën, në kohën e eskalimit të luftimeve mes Hezbollahut dhe forcave izraelite. Shumë prej raketave u penguan në ajër, por disa e tejkaluan mbrojtjen ajrore. Nuk është raportuar për viktima, shkruan agjencia “Reuters”.

Guterresi të martën lëshoi një deklaratë të shkurtër duke iu referuar vetëm “sulmeve të fundit në Lindje të Mesme” dhe duke e dënuar konfliktin me fjalët “eskalim pas eskalimi”. Më herët të martën, Izraeli kishte dërguar trupa në jug të Libanit.

Ministri i Jashtëm izraelit tha se “dështimi për ta përmendur Iranin e bën atë persona non grata në Izrael”, duke iu referuar Guterresit.

“Kushdo që nuk mund ta dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç kanë bërë pothuajse të gjitha shtetet në botë, nuk meriton që ta vendosë këmbën në tokën izraelite” – tha kryediplomati Katz.

Lajme të ngjashme