Izraeli i kufizon myslimanët sipas moshës në xhaminë “Al Aksa” gjatë Ramazanit
Izraeli do të lejojë disa myslimanë mbi moshën 50-vjeçare dhe fëmijët e tyre nga Bregu i pushtuar Perëndimor që të hyjnë në kompleksin e xhamisë “Al Aksa” në Jerusalem të premteve gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, tha të enjten zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një deklaratë thuhet se “një numër i kufizuar i besimtarëve myslimanë” do të pranohet në vijë me marrëveshjen e vitit të kaluar duke filluar nga e premtja, pa e saktësuar numrin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Atyre që do t’u lejohet hyrja janë burra mbi 55-vjeçarë, gra mbi 50-vjeçare dhe fëmijë të moshës deri në 12 vjeç. Ata gjithashtu duhet të kalojnë nëpër kontrollin e sigurisë.
“Theksohet se nuk ka kufizim në lidhje me arabët izraelitë” – thuhet më tej në deklaratë.
Xhamia “Al Aksa” ndodhet në zemrën e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit në një kodër që nga hebrenjtë njihet si Har ha-Bayit, ndërsa nga myslimanët në rrafshin ndërkombëtar si al-Haram al-Sharif.
Myslimanët e cilësojnë këtë vend si të tretin më të shenjtin në Islam, pas Mekës e Medinës. Al Aksa është emri që i është dhënë tërë kompleksit.
Këtë javë është e premtja e parë e muajit të Ramazanit./Nacionale