Izraeli: 248 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza të martën
Izraeli njoftoi se 248 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza të martën, sipas një deklarate të Koordinatorit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territore (COGAT).
Nga automjetet e rënda që hynë në enklavën e rrethuar, 175 kamionë u futën përmes pikëkalimit “Kerem Shalom”, ndërsa 73 të tjerë përmes pikëkalimit “Nitzana”, raporton televizioni CNN.
Për më tepër, 21 kamionë të tjerë u dërguan “përmes kanalit dorëzuar të Jordanisë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve izraelite.
Brenda Gazës, u shpërndanë ndihma në sasinë e ngarkesave të 126 kamionëve.
“Një autokolonë me nëntë kamionë me ushqim hyri në veri të Gazës mbrëmë. Gjatë tri javëve të fundit, më shumë se 150 kamionë u dërguan në veri të Rripit të Gazës, shumica nga sektori privat” – thuhet në njoftimin e autoritetit izraelit COGAT.
Izraeli shtoi se karburanti është pranuar përmes pesë qendrave pompuese në veri të Gazës dhe katër cisterna me gaz gatimi hynë në enklavë të martën.