Italia do t'ia zgjatë dërgesat për luftë Ukrainës deri në fund të vitit 2025 - NACIONALE

Italia do t'ia zgjatë dërgesat për luftë Ukrainës deri në fund të vitit 2025

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kabineti italian të hënën miratoi një dekret që e lejon vazhdimin e furnizimit të Ukrainës me “mjete, materiale dhe pajisje” deri në fund të vitit 2025 për ta mbështetur luftën kundër Rusisë, thuhet në një deklaratë qeveritare.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, Italia ka miratuar dhjetë pako të ndihmave ushtarake për shtetin e udhëhequr nga Volodymyr Zelensky, përfshirë dy sisteme franko-italiane të mbrojtjes ajrore, të njohura si SAMP/T, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qenë mbështetëse e Ukrainës që nga ardhja në pushtet në fund të vitit 2022 dhe është zotuar për ta mbështetur Kievin deri në fund të luftës, në kohën e paqartësisë rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen pas ardhjes në pushtet të republikanit Donald Trump në janar.

Të martën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve të aleancës që ta shtojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën që të fuqizohet pozicioni i saj në rast të hapjes së bisedimeve të paqes me Rusinë.

Nën presidencën italiane këtë vit, demokracitë e Grupit G7 janë zotuar në mënyrë të përsëritur për mbështetje për Ukrainën, e kanë dënuar luftën e Rusisë dhe kanë premtuar 50 miliardë dollar hua për Kievin, të mbështetura nga asetet e ngrira ruse.

Lajme të ngjashme