Ish-prokurori që ndiqte Thaçin në Hagë pritet të bëj aktakuzë ndaj Trumpit këtë muaj - NACIONALE

Ish-prokurori që ndiqte Thaçin në Hagë pritet të bëj aktakuzë ndaj Trumpit këtë muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tash që Donald Trumpi zyrtarësisht është akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhattanit, krejt sytë janë te hetimet tjera me të cilat po përballet. Dhe disa ekspertë janë të bindur se lëvizjet e radhës do të vijnë nga... Prokurori Special Jack Smith.

Po po, bash nga Smithi që ndiqte si kryeprokuror në Hagë Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

Smithi e kishte lënë punën në Gjykatën Speciale për të marrë ndoshta dy rastet më të rëndësishme aktualisht në botë. Ato kundër ish-presidentit Donald Trump që po garon sërish që të bëhet president më 2024.

Njëri hetim ka të bëjë me rolin që Trumpi e luajti duke provuar të bllokonte bartjen paqësore të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020 – përfshirë edhe trazirat e 6 janarit – dhe hetimi i dytë është për dokumentet e klasifikuara që i mori nga Shtëpia e Bardhë në shtëpinë e tij në Floridë.

Duke folur për Slate, Robert Katzberg beson që lëvizja e radhës do të jetë pikërisht për rastin e fundit.

“Zgjohem çdo ditë në mëngjes duke pritur të shoh atë aktakuzë,” – tha ai në një intervistë. “Do të tronditesha sikur të mos ndodhte asgjë deri në fund të këtij muaji.”

Katzbergu krahasoi hetimin e dokumenteve të klasifikuara me rastet e drogës. “Ose i keni ose jo, nëse i keni, atëherë keni mbaruar.” – argumentoi. Trumpi i kishte ato dokumente në shtëpinë e tij, dhe kjo është tashmë gjë e vërtetuar.

Smithi nuk ka bërë asnjë paraqitje publike prej që është caktuar Prokuror Special.

Siç shkruan Slate, për shkak se ky është rasti më i rëndë do të duhej që Smithi të lëvizte i pari.

Dhe, ashtu siç pritej, edhe Trumpi duket të jetë shumë i brengosur nga Prokurori Smith Ish-presidenti amerikan e ka fyer në mënyrat më brutale të mundshme ish-Prokurorin e Speciales në Hagë, duke e quajtur mes tjerash edhe “i çmendur i të majtës radikale”, “njeri që punon me monstra”, “vrasës politik” e së fundi e ka akuzuar edhe se Jack Smith nuk është emri i tij i vërtetë.

Lajme të ngjashme